Albspirit

Media/News/Publishing

“Rilindja e Madhe” po shpon Qeverisjen e vet…

“Rilindja e Madhe” po shpon Qeverisjen e vet….

Nga Kastriot Islami

Gjithçka ndodh nuk është aspak çudi…e parashikuar me kohë… Korrupsion në nivele historike… kriminelë e banditë në qeverisje, maxhorancë, dhe në të gjithë pikat kyçe të administratës…kusarë, trafikantë, dhunues të kushtetuës në krye të kupolës për zhvatjen e fondeve e aseteve publike në çdo qelizë të Rilindjes… perversitet, amoralitet, mashtrime, kërcënime, arrogancë, banalitet është sjellja që dominon këtë qeverisje sektare… burgosje, përgjime, gjobitje… janë mekanzimat për nënshtrimin e qytetarëve dhe vrasjen e reagimit e të shpresës…kriza ekonomike, rrënimi, papunësia, varfëria, rënia e konsumit, fuqisë blerëse, falimentimi i bizneseve vendase, largimi i investitorëve të huaj, prag-largimi i bankave serioze… janë realiteti dhe frika që i detyron qytetarët të largohen…

Situata është shpërthyese….Kazani po zjen… Për më tepër brenda koalicionit sherret dhe lufta për eleminimin e njëri tjetrit ka arritur në shkallën sipërore….Po kalben, po fermentohen, po qelbin dynjanë… dhe Rama i fshehur lëshon marrëzi nga tuiter apo fb… fjalë pa kuptim që edhe Shvejku do ta kishte zili…. “Rilindja e Madhe” po shpon Qeverisjen e vet…këtë po thonë çdo ditë e më shpesh qytetarët…./ Citynews

Please follow and like us: