Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë e shkakton kancerin e gjirit? E përfshirë në zbulimin historik një shkencëtare shqiptare

Shkencëtarët tanimë kanë një panoramë thuajse perfekte të proceseve gjenetike që ndodhin në organizmin tonë që shkaktojnë kancerin e gjirit.

Studimi i publikuar në Nature, është përshkruar si një moment historik pasi mund të parandalojë e të trajtojë sëmundjen.

Në zbulim u përfshi edhe një shkencëtare shqiptare, Iris Papa, e cila koordinoi pjesën franceze të projektit.

Për të kuptuar shkaqet e sëmundjes, shkencëtaret duhet që fillimisht të kuptojnë çfarë nuk shkon siç duhet në ADN tonë që i bën indet e shëndetshme kanceroze.

Skuadra ndërkombëtare mori në studim 3 miliardë karaktere të kodeve gjenetike të njerëzve, në 560 kancerë gjiri.

Ata zbuluan 93 gjene, të cilat nëse pësojnë çrregullime mund të shkaktojnë tumor.
Disa prej tyre janë zbuluar dhe më parë, por shkencëtarët besojnë se kjo është lista përfundimtare, përveç disa mutacioneve shumë të rralla.

Please follow and like us: