Albspirit

Media/News/Publishing

‘Diamanti rozë’ shitet për 31,56 milionë $

Diamanti i rrallë në ngjyrë rozë u nxor në shitje në Shtëpinë e ankandeve “Sotheby’s” në Nju-Jork të ShBA-së dhe u ble nga një biznesmen aziatik për 31,56 milionë dollarë.

 

‘Diamanti rozë’ shitet për 31,56 milionë $

Diamanti i rrallë rozë” i nxjerrë në ankand u shit për 31.56 milionë dollarë.

Ankandi u mbajt në Shtëpinë e Ankandeve “Sotheby’s” në qytetin e Nju-Jorkut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Njoftohet se diamantin 15 karatësh dhe të vendosur në një unazë të thjeshtë e ka blerë një biznesmen aziatik, i cili ka preferuar të mbetet anonim.

Diamanti ka qenë nxjerrë në një minierë në Afrikën e Jugut dhe ishte përpunuar po këtu. Diamanti rozë mbetet unik për nga forma (e dardhës), ngjyra dhe shkëlqimi dhe dallon prej të gjitha diamanteve të shituara deri më tani.

Kurse diamanti më i shtrenjtë rozë i shitur deri më tani mbetet “Graff Pink” prej 24.78 karatësh i shitur 5 vite më parë nga Sotheby’s për 46.2 milionë dollarë.

Please follow and like us: