Albspirit

Media/News/Publishing

Helidon Haliti ‘pushton’ fasadat e muzeve të famshme të Kinës

FOTOT / Helidon Haliti ‘pushton’ fasadat e muzeve të famshme të Kinës

Një prej veprave të piktorit të njohur shqiptar, Helidon Haliti, është përdorur si imazh i bienales më të madhe të Kinës “Shenzhen Watercolor Bienal 2015”. Kjo është ndalesa e dytë e kësaj ekspozite shëtitëse e cila do të udhëtojë në gjashtë qytete të mëdha të Kinës.

Në të gjitha këto ekspozita, posteri kryesor i bienales që do të veshë dhe lajmërojë artëdahësit kinezë për ndalesën e radhës së këtij evenimenti të rëndësishëm ndërkombëtar, do të jetë me akuarelin e piktorit Haliti.

Vetë piktori Haliti në një postim në “Facebook”, tregon fotot e pikturës së tij në posterin kryesor të bienales së akuarelit në Kinë.

Kjo është një pikturë e bërë nga artisti i njohur shqiptar në qytetin e Pogradecit.

Aktualisht ekspozita është e hapur në Wuhan Art Museum, provinca Hubei në Kinë nga data 12-29 maj 2016.

Please follow and like us: