Albspirit

Media/News/Publishing

Kina përjeton zgjerimin më të madh hekurudhor në një dekadë

Një rrjet i ri hekurudhor i futur në punë fundjavën e kaluar në Kinë përbën zgjerimin më të madh të hekurudhave në më shumë se 10 vjet në vend.

Gjithsej 300 trena të rinj iu shtuan rrjetit, shumica e të cilave janë të shpejtësisë së lartë.

Kina shpreson të shpenzojë 3.5 trilionë juanë në vitet e ardhshëm për të fuqizuar ndërtimin e hekurudhave dhe përmirësimin e shërbimit.

Korrespodenti i CRI-së Xie Cheng tregon ndryshimet që do të sjellë zgjerimi i rrjetit dhe përmirësimet që do të ndodhin për qytetarët.

Ndryshimet e fundit të ndodhura në rrjetin e transportit hekurudhor të Kinës tregojnë rritjen në 3400 të trenave për pasagjerë në vend, 2100 prej të cilëve janë të shpejtësisë së lartë.

100 të ashtuquajtur trena fishk janë parashikuar të punojnë herët në mëngjes dhe natën vonë, në një përpjekje për të lehtësuar udhëtimin e pasagjerëve natën, nga qytetet më të vegjël dhe të mesëm drejt atyre më të mëdha.

38 stacione trenash në fshatra dhe qyteza janë bërë pikënisje linjash për në qytetet e mëdha.

Wang Kejian, një zyrtar i stacionit hekurudhor i qytetit Yulin në provincën Shaanxi, shpjegon lehtësitë që do të krijojë linja e re hekurudhore që do të lidhë qytetin e tij me atë Suzhou të provincës Jiangsu.

“Në të kaluarën, nëse donim të udhëtonim në Suzhou, mund ta bënim vetëm duke marrën linjën e kryeqendrën e Mongolisë së Brendshme Hohhot me Shanghai, por për këtë linjë kishte vetëm 15 bileta. Linja e re ka 1180 bileta, 340 prej të cilave për trenat me kabina. Kjo linjë ka zvogëluar presionin e madh për të blerë biletat të cilat në të kaluarën ishin shumë të pakta.”

Rreth 100 trena të rinj do të lidhin tani qytetet e vogla të Kinës Qendrore dhe Perëndimore me qytetet e mëdha që ndodhen afër tyre, duke rritur kështu shanset për lidhje më të mirë ndërqytetëse.

Kështu trenat e rinj do të udhëtojnë nga Yinchuan-i dhe Ningdong-i duke lidhur kështu dy qytet e Rajonit Autonom Ningxia Hui në veriperëndim të Kinës.

Sipas Wang Dalin, shefit të trafikut të pasagjerëve në stacionin e Yinchuan-it, linja e re është zgjatim i asaj nga Yinchuan-i në Shanghai.

“Më parë, kur treni kthehej në Yinchuan nga Shanghai pasi përfundonte transportin e pasagjerëve, do të pushonte për 24 orë përpara se të niste udhëtimin e ri. Po tani, pas rregullimit të programit, treni gjatë 24 orëve të pushimit do të udhëtojë Ningdong-ut.”

Ndërkohë, linja me qark të mbyllur do të fillojnë në qakurllojnë brenda trekëndëshit Pekin – Tianjin – Hebei të Kinë Veriore.

Zhu Dianping, kreu i departamentit të marketingut i Byrosë hekurudhore të Pekinit, shpjegon rëndësinë e ndryshimeve të ndodhura.

“Hekurudha me qark të mbyllur është e ngjashme me një linjë metroje, që lëviz në drejtim të akrepave të orës dhe në drejtim të kundërt. Kjo do të sjellë më shumë mundësi për pasagjerët të cilat duan të udhëtojnë në drejtim të qyteteve më fshatrave të tjerë.”

Një tjetër pikë e rëndësishme është numri i trenave të përcaktuar për turistët, i cili është rritur në 69, të cilët ndryshe nga të tjerët, do të ofrojnë disa shërbime çlodhjeje dhe argëtimi për pasagjerët në bord si mjete stërvitjeje, karrige masazhi etj..

Në lidhje me çmimet, ndryshimet e bëra deri tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Për 5 vitet e ardhshëm Kina planifikon të shpenzojë 3.5 trilionë juanë për të ndërtuar mbi 30 mijë kilometra hekurudhë të re për të lidhur rajonet perëndimore dhe qendrore të Kinës. (Leftion Peristeri)

Please follow and like us: