Albspirit

Media/News/Publishing

Lushnje arrestohet në tjetër zyrtar i LSI-së, “fali” 6300 metër katrorë tokë shteti

Policia e Fierit prangosi një ish-drejtues të Hipotekës në Lushnje dhe pronarin e pikës turistike në Ardenicë.
Zyrtarisht policia njofton se ka arrestuar shtetasit Bledar Koçiu, 36 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje, me detyrë ish-regjistrues i ZVRPP si dhe nje drejtues i degës vendore të LSI-së, Lushnje dhe Arben Lushi, 51 vjeç, banues në Kolonje, Lushnje, pronar i pikës turistike Ardenicë.
bledar kociuBledar Koçiu

Këta dy persona së bashku me dy të tjerë, njeri mes të cilëve i shpallur në kërkim, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhënë në kundërshtim me ligjin një pronë shtetërore me sipërfaqe 6300 metër katror pyll, në të cilën është ndërtuar pikë turistike e shtetasit Arben Lushi duke e pajisur me certifikatë pronësie.
Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, dha masat e sigurisë arrest në burg për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikimi i dokumenteve”.
arben lushiArben Lushi

Gjykata caktoi masën e sigurisë “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, për shtetasin E. Rr., 32 vjeç, banues në Lushnje, me detyrë ish-hartograf pranë ZVRPP Lushnje.
Po kështu u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. K., 52 vjeç, banues në Lushnje, me detyrë jurist pranë ZVRPP Lushnje.
Në më pak se një vit, ky është i dyti rast i prangosjes së regjistruesit të ZVRPP-së së Lushnjës. Në korrik të vitit që shkoi, u arrestua Elvis Bajaziti, ish-regjistrues i kësaj zyre, si edhe shoferi i tij Aurel Tiranishti. Ata akuzohesh për korrupsion.

Please follow and like us: