Albspirit

Media/News/Publishing

Shkodër, policia konfirmon: Janë dhunuar të gjithë fëmijët e Rezidencës

Foto Ilustuese & Arkivi

Policia e Shkodrës ka reaguar zyrtarisht sot dhe ka bërë ët ditur se nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit për
•A. Llazani, 46 vjeç, banuese në Shkodër.
•V. Marku, 55 vjeç, banuese në Shkodër.
•Sh. Nishani, 57vjeç, banuese në Shkodër.
•R. Camaj, 29 vjeç, banuese në Shkodër.
•N. Ramolli, 37 vjeç, banuese në Shkodër.
Sipas policisë, u bë ekzekutimi i ndalimit për këtë shtetase, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka regjistruar procedimin penal numër 82, për veprën penale të “Keqtrajtimit të të miturit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, neni 124/b dhe 248. Gjatë hetimeve paraprake të kësaj çështje janë pyetur të gjithë fëmijët e institucionit “Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve Shkollorë 6-18 vjeç” dhe rezulton se fëmijët janë dhunuar psikologjikisht e fizikisht.

Please follow and like us: