Albspirit

Media/News/Publishing

Shuhet gazetari në moshën 84-vjeçare

 

_89745326_morley

Morley Safer, i cili u tërhoq nga CBS News vetëm disa ditë më parë, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare pas një karriere 61-vjeçare në gazetari.

CBS News, që njoftoi tërheqjen e tij javën e kaluar, ka konfirmuar vdekjen e gazetarit këtë të enjte, por nuk ka dhënë një shkak të caktuar.

Kanadezo-amerikani ka qenë një korrespondent në programin “60 Minuta” për 46 vjet, duke u bashkuar në vitin 1970.

Gjatë karrierës së tij, Safer ka raportuar mbi një gamë të gjerë temash, duke përfshirë luftën, kibernetikën, padrejtësitë sociale dhe artin, shkruan BBC.

Jeff Fager, producenti i emisionit “60 Minuta”, shkroi në Twitter se Safer ishte një “tregimtar mjeshtëror, një frymëzim për shumë prej nesh dhe një mik i mrekullueshëm”, i cili “nuk e mbante veten si të rëndësishëm- ai ishte një reporter”.

Please follow and like us: