Albspirit

Media/News/Publishing

Tërbohet Mulliri: Nis hakmarrjen ndaj Agron Llakajt dhe Guçit

Pavarësisht se ka botuar 8 libra, Riselda Sejdia njihet më së shumti për shkak të imitimit në Alpazar. Por Guçi, personazhi që interpreton aktorja Inva Gashi, duket se e ka tërbuar keq pedagogen e koreografisë.

Sikurse kishte lajmëruar, Mulliri ka nisur një “fushatë degjenerimi” kundrejt drejtuesit të spektaklit të humorit dhe aktores nga Tepelena. Riselda Sejdia ka vendosur që çdo të dielë në mbrëmje të realizojë nga një video parodi me këta personazhe që sipas saj, po bëjnë karrierë në kurriz të saj.

“Kam investuar 25 vjet për karrierën time në Shqipëri, jam edukuar dhe diplomuar brenda dhe jashtë vendit me moral, dinjitet dhe punë. Vij nga një familje e qytetëruar, ku nuk më ka munguar asnjëherë vëmendja prindërore dhe edukata njerëzore. Jam rritur me artin që në vogëli dhe vazhdoj ti shpalos vlerat e mia si një pedagoge duke rritur artistikisht breza në vazhdim në të vetmin universitet në Shqipëri, në Universitetin e Arteve, Tiranë.
Nuk do të lejoj kurrë që imazhin e një personi që ka investuar dhe po investon aq me dinjitet për karrierën e vet , ta lë në dorën e një aktoreje pa shkollë, pa profesion dhe për më tepër të përdalë. Nuk do ta kenë kurrë shancin të bëjnë karrierë rrugaçet provinciale në kurriz të një femre apo artisteje si puna ime që i hiqet kapelja nga e gjithë Shqipëria.” – shkruan Riselda Sejdia bashkëngjitur videos ku imiton Inva Gashin.

Personazhi kontravers i mediave sociale, Riselda Sejdia ka dhe një mesazh për gjithë vajzat: “Mos i arrini kur gjërat që keni ëndërr me onorare tek tjetri, me marmit dhe me barishte, bëhuni të zonjat e vetes, mbaroni një shkollë, krijoni një profesion, punoni, martohuni, jo onorare të burrave të martuar!”

 

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F1559555144310602%2Fvideos%2F1689408324658616%2F&show_text=0&width=560https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Friselda.sejdija%2Fvideos%2F1774441916175315%2F&show_text=0&width=560

Video:
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=rKYB0vIwCdI?width%3D620px%26amp%3Bheight%3D349px%26amp%3Btheme%3Ddark%26amp%3Bautoplay%3D0%26amp%3Bvq%3Dlarge%26amp%3Brel%3D0%26amp%3Bshowinfo%3D1%26amp%3Bmodestbranding%3D0%26amp%3Biv_load_policy%3D1%26amp%3Bautohide%3D2%26amp%3Bwmode%3Dopaque]
Please follow and like us: