Albspirit

Media/News/Publishing

Tjetër skandal me fëmijët jetimë në Sarandë

Tjetër skandal me fëmijët jetimë në Sarandë/ Minorenet lejohen të dalin natën (VIDEO)

Në emisionin e sotëm investigativ “STOP” është denoncuar rasti i mungesës së kontrollit në një prej institucioneve të Shtëpisë së Fëmijës në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Shtëpinë e Fëmijës, që gjendet në qytetin e Sarandës, ku sipas dëshmive të ish – Drejtoreshës dhe të dy kujdestareve, që aktualisht punojnë aty, vajzat e mitura në moshë dalin gjatë natës duke frekuentuar lokalet e natës, e duke u shoqëruar shpesh me persona në të mëdhenj në moshë.

Shumë prej fëmijëve dalin të pashoqëruar nga kujdestarët e tyre ligjorë, ditë dhe natë, e tani që nis dhe sezoni turistik, ata enden nëpër rrugën e qyetit bregdetar, duke kërkuar lëmoshë.

Ish – Drejtoresha e këtij institucioni, e xhiruara me një kamera të fshehtë, tregon një të vërtetë shumë troditëse, se si këta të mitur jetojnë në mungesë të kontrollit. Shumë prej tyre janë duhanpirës edhe brenda Shtëpisë së Fëmijës dhe braktisin mësimin, lypin e vjedhin.

Qytetarja: Çfarë ke konstatuar ti gjatë gjithë kohës aty?

Ish – Drejtoresha: Se vidhen rroba, se vidhen ushqime…

Ish – Drejtoresha: Janë diku tek 35 fëmijë rezidencialë dhe diku tek 25 fëmijë ditorë. Po problemi nuk është tek pirja e duhanit, që është problem.

Për mua është problem që fëmijët ikin pa firmosur kujdestarët e tyre ligjorë, nga konvikti. Njëra shkon tek i dashuri.

Qytetarja: Si e ka emrin?

Ish – Drejtoresha: Xxxxx Xxxxxx

Ish – Drejtoresha: Është një vajzë tjetër që ka ardhur tani së fundmi, Xxxx, që përveç përdoruese e duhanit është dhe nxitëse. Frekuenton shpesh klubin “Sxxxxx”, që është një klub striptizmi.

Ish – Drejtoresha: Problem tjetër është që ata dalin të pashoqëruar, lart e poshtë rrugëve. Në orë dhe pa orë, natën edhe ditën. Problem tjetër është që ata braktisin mësimin. Dhe tani që fillon sezoni turistik, dalin tek limani, që vinë turistët dhe lypin. Problem tjetër është që dalin dhe vjedhin.

Ish – Drejtoresha: Dëgjova ditët e fundit, ka ndodhur dhe më parë me një vajzë tjetër, por ajo është larguar nga institucioni. Dhe ka ndodhur prapë tani me këtë vajzën e re që ka ardhur, Xxxxx. Më thanë që është gjetur një vajzë prap, duke fjetur nga këto të voglat nën krevatin e saj krejt lakuriq. Tani si mund të zbulosh ti që Xxxxxx largohet. Fare e thjeshtë, që çdo fundjavë ose të premte, ose e shtunë, Xxxxx vjen dhe e merr i dashuri. Unë them ndërmjet 25 dhe 30 vjetëve (i dashuri).

Qytetarja: Po kjo Xxxxx?

Ish – Drejtoresha: 15.

Ndërsa dy prej kujdestareve tregojnë për situatën që ekzsiton në këtë Shtëpi Fëmije.

Njëra prej tyre tregon se Drejtoresha e këtij institucioni i jep 2 mijë lekë një fëmije të vogël që t’i bëjë masazh, ndërkohë tjetra sesi Drejtoresha justifikon vajzat e mitura që vonohen nga leja e tyre daljes.

Kujdestarja 1: Po lesbike është ajo. Ajo vjen me njolla – njolla. Ç’ti bëjmë?! Shyqyr s’na ngelet me barrë! Nuk do jetë fare në punë sot. S’do jetë fare Drejtoresha, se i dhembte këmba. Merr Xxxxxx, i jep 20000 lekë. E blen Xxxxxx dhe i bën masazh Xxxxxx.

I jep lekë ajo (Drejtoresha), nga 2000 lekë ditë për ditë. Na shet p…. ne Xxxxxx (fëmijë) vërdallë, se po flasim kështu…

Qytetarja: Ku? Në institucion?

Kujdestarja 1: E fërkon në dhomën e saj.

kujdestarja 2

Kujdestarja 2: Ja, dje ajo Xxxxx na iku. Na kaloi gardhin dhe iku pa leje.

Parmbrëmë i dhashë lejë të dilte. I erdhi një shoqe e saj.

Po në orën 8 (të mbrëmjes) i thashë, të dua në konvikt. Po është vajzë minorene, është vajzë 14 – vjeçe. Që është e hurit dhe e litarit. Pse? Ajo është e dhunuar që në moshë të vogël.

Qytetarja: Nga vjen kjo e dhunuar?

Kujdestarja 2: Nga Shkodra. Nga të gjitha dhe dhunë seksualisht.

Qytetarja: U..! nga kush? Nga prindërit?

Kujdestarja 2: Atje ku ka qenë.

Qytetarja: Po, kjo Xxxx e pi cigare?

Kujdestarja 2: Po, po.

Qytetarja: Edhe aty ë?

Kujdestarja 2: Ëëë..

Qytetarja: Në institucion?

Kujdestarja 2: Po.

Kujdestarja 2: Ja më iku mua pardje. I dhashë leje, më erdhi në orën 9 e gjysmë (të mbrëmjes).

Po më mbante vendi mua? Më merr Bona mua në telefon, (Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës), jo po jo… Dëgjo Bona i thashë, që këtej e tutje m’a jep me shkrim. I kë dhënë leje, ma jep me shkrim. Unë mendoj të keqen, nuk mendoj të mirën./tvklan.al

Please follow and like us: