Albspirit

Media/News/Publishing

A po paralajmëron Berisha një video –skandal seksual të Ministrit të Brendshëm?

Një ditë më parë ish –kryeministri Sali Berisha deklaroi në parlament se një skandal seksual i ngjashëm me atë të ish –kryebashkiakut socialist të Dibrës, Shukri Xhelili, do të dalë shumë shpejt, kësaj here në zyrat më qendrore të qeverisë në Tiranë.

“Vijmë tek Xhelili. Zoti Manja më duhet të them se e kuptova që je ndjerë keq, po mos u ndje keq se absolutisht pesë herë më keq se Xhelili janë këta që janë mbrapa. Prit Bashkim (Fino) se do dali… Ju garantoj unë, s’po komentoj fare rastin, por prisni skandalin tjetër shumë herë më madhor, jo në periferi, por në zyrat më qendrore në Tiranë”, u shpreh Berisha.

Ish –kryeministri nuk bëri komente të tjera dhe u ul nga foltorja e parlamentit duke lënë pas hijen e misterit mbi atë se kush nga zyrtarët do të preket nga skandali për të cilin foli ai.

Por sot, një ditë më pas, Berisha shkruajti në Facebook se një mjet përgjues është gjetur në zyrën e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Jo vetëm kaq. Berisha e lidhi përgjimin edhe me histori intime.

“Ne zyren e Saje qorrit gjendet nje çimke! Te dashur miq, parmbreme, ne zyren e Saje qorrit, konkretisht ne anen e pasme te grireses se letrave gjendet nje goxha çimke! Kjo e ka tmerruar Saje qorrin, i cili ka dyshim kryesor:1- zevendesministrin e LSI dhe 2-njerin nga asistentet e tij. Por njerezit afer tij flasin edhe per dy burime te tjera me te mundshme, njeri i huaj kurse burimi tjeter eshte intim”, shkruan Berisha.

Berisha nuk jep të dhëna nëse çimka e gjetur, sipas tij në zyrën e Tahirit, ka bërë përgjime audio apo video. Por ky postim duket si pjesë e paralajmërimit të tij të bërë një ditë më parë se së shpejti do të publikohet një tjetër video –skandal me përmbajtje seksuale në zyrat e shtetit. /Lapsi.al

Please follow and like us: