Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-sekretari i NATO-s thotë se ka prejardhje shqiptare

Ish-sekretari i NATO-s thotë se ka prejardhje shqiptare

Në Kosovë ndodhet për një vizitë ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson. Vizita bëhet në përkujtim të çlirimit të Kosovës. Gjatë pjesëmarrjes në një seminar në një kolegj në Prishtinë, Robertson ka thënë se në bazë të një testi të ADN-së, ka dalë se një përqindje e gjeneve nga ana e babait janë shqiptare. Gjatë bisedës së tij me studentët, Robertson ka folur me admirim për të arriturat e shtetit të Kosovës që nga viti 1999 deri sot. Ai gjithashtu foli për disa momente shumë të rëndësishme që çuan drejt intervenimit të NATO-s në Kosovë, duke e përsëritur thënien: “Serbët jashtë, NATO të intervenojë, refugjatët të kthehen në shtëpi”. Gjatë ligjëratës me studentë, Robertson nuk la pa folur edhe për përgjegjësinë e rinisë kosovare, duke kërkuar nga ata që të jenë më vigjilentë dhe më këmbëngulës në përmirësimin e jetës në vend. Ai kërkoi nga të rinjtë që të ardhmen ta ndërtojnë në Kosovë dhe jo përmes migrimit në vendet perëndimore. “Mund të ikni dhe ta varfëroni vendin, apo mund të qëndroni dhe ta ndërtoni shtetin tuaj”, tha Robertson.

Please follow and like us: