Albspirit

Media/News/Publishing

Këtu nuk janë përdhunuar vetëm fëmijët e jetimores/Nga Mentor KIKIA

Këtu nuk janë përdhunuar vetëm fëmijët e jetimores/Nga Mentor KIKIA

Këtu nuk janë përdhunuar vetëm fëmijët e jetimores/Nga Mentor KIKIA

Ngjarja në jetimoren e Shkodrës na shokoi të gjithëve. Por kur kishte ndodhur kjo? Ministri Klosi thotë se i kam kërkuar më herët bashkisë së shkarkojë drejtuesit. Avokati i Popullit tha se kishte konstatuar më herët abuzimet. Shoqata e jetimeve thotë se kishte denoncuar që para dy vjetësh. E cfarë ka ndodhur? Të gjithë e kanë ditur se aty, në mos i përdhunojnë fëmijët, të paktën i rrahin që të vënë rregull, apo i vjedhin edhe ushqimin që të “nxjerrin ndonjë lek”. Të gjithë shfrynë e po shfryjnë mërzinë që prodhohet nga të tilla përversitete. Por pse ka ndodhur kjo? Shumë e thjeshtë: kjo ndodh kur drejtuesit e institucioneve emërohen për të vetmen meritë, kontributin partiak. Dhe për të njëjtën arsye mbrohen dhe tolerohen, për të njëtën arsye shijnë në lëmë si dhe kur tu teket, sepse e dinë që gëzojnë imunitet. sepse, dhe mbi të gjitha, nuk ka DREJTESI!
Për këtë arsye ata ndjehen jo drejtues por pronarë, apo padronë, të atij institucioni që drejtojnë, sado i vogël të jetë ai. Njëra rreh fëmijët jetimë, tjetri shet drogë me shumicë për gjithë Europën, tjetri siguron që autostradës të mos i vihen parmakë sepse i mbyllet rruga pikës së karburantit të babës dhe për këtë arsye vriten njerëz, tjetri transporton klandestinë me makinën e institucionit….
Duhet ta dimë mirë se këtu nuk janë përdhunuar vetëm fëmijët e jetimores së Shkodrës, por jemi përdhunhuar të gjithë ne nga politika.
Kjo është pasoja, kur edhe roja i shkollës dhe jetimores duhet të rekomandohet patjetër nga kryetari i bashkisë apo kryedeputeti i qarkut, dhe patjetër për arsye politike. Kam njohur një deputet(sot në opozitë), që thërriste drejtorët e shkollave nëpër kafene dhe u ndante orët e mësimit mësuesve, për tu hapur vend pune “tanëve”.

Please follow and like us: