Albspirit

Media/News/Publishing

Pastruesi i Statutit do pastrojë paratë

Rama shpërblen kryetarin e Garancive Statuore/Pastruesi i Statutit do pastrojë paratë

Rama shpërblen kryetarin e Garancive Statuore/Pastruesi i Statutit do pastrojë paratë

Kryetari i garancive statuore në PS, Alket Hyseni është shpërblyer nga kryeministri Rama me postin e drejtorit të Pastrimit të Parave. Hyseni u bë njohur gjatë debatit “Rilindje”-Blushi, për çështjen e zbatimit të statutit të Partisë Socialiste për të zhvilluar zgjedhjen e kryetarit të Partisë Socialiste.

Hyseni, si njeri i besuar i Edi Ramës nuk e zbatoi kurrë statutin e Partisë Socialsite, edhe pse u kërkua me ngulm nga disa deputetë të saj. Ai ka anashkaluar edhe kërkesat e shumta të deputetëve Ben Blushi, Arta Dade dhe Mimoza Hafizi për zbatimin e statutit. Nga kryetar i Komisionit që garantonte zbatimin e statutit u kthye në instrument që shkatërroi përfundimisht zbatimin e “Kushtetutës të Socialistëve”

Kjo shkelje e hapur që ndodhi në PS duket se nuk e ka shqetësuar kryeministrin Edi Rama, përkundrazi, për këto veprime ai ka vendosur të shpërblejë Alket Hysenin duke e emëruar si drejtor të Pastrimit të Parave. Një veprim që tregon se Rama ka qenë urdhëruesi i gjithçkaje.

Hyseni do jetë në krye të një institucioni mjaft delikat, ku akuza të forta ka pasur se ai nuk ka vepruar në zbatim të ligjit, por është vegël në duart e politikës. Alket Hyseni kap vendin e Genti Gazhelit i cili u akuzua për afera të ndryshme, por u shpërblye si ambasador. Tashmë Hyseni shkon në krye të institucionit për të mbrojtur paraardhësin e tij, për të mbushur “thesin” e partisë me material, por asnjëherë për të luftuar kundër krimit. Mjafton të përmendim faktin se bota e krimit në Shqipëri sot ka në qarkullim miliona euro dhe Pastrimi i Parave  më shumë duket se shërben për ti mbrojtur sesa ti parandalojë dhe bllokojë financat e krimit.

Mesa duket kjo është një nga mënyrat se si mund të rritesh në detyrë nën komandën e Edi Ramës edhe duke mbrojtur dhe shërbyer ortakërive politike me krimin./citynews

Please follow and like us: