Albspirit

Media/News/Publishing

Polemikë brenda Top Medias. A është censuruar Filip Çakulli në emisionin e Ermalit?

Filip Çakulli drejtuesi legjendar i Fiks Fare flet shumë rrallë në media. Megjithatë, falë talentit dhe këmbënguljes të Ermal Mamaqit, ai ka pranuar të jetë këtë të premte në programin “6 ditë pa Ermalin” që transmetohet në Dixhitalb. Dhe ashtu sikurse di të bëjë, Çakulli thuhet se ai dhuruar një spektakël të vërtetë. Nuk ka ngurruar ta quajë kryeministrin Rama “një burrë pa bythë”. Nuk ka refuzuar gjithashtu të bëjë batuta për marëdhënien e tij të vështirë me Berishën. Dhe qershia mbi tortë është kur është ngritur dhe ia ka marrë një valleje në studion e Ermalit.

Por pas të gjitha këtyre, Filipi është bërë edhe problematik, ashtu siç di të jetë vetëm ai. Kur fjala ka rënë për të ndjerin, Tanin e Topit, kulti i të cilit vazhdon të ruhet me fanatizëm në të gjitha ndërmarrjet që ai themeloi, humori i Çakullit ka shkaktuar një dramë të vërtetë. Burimet e Lapsi.al brenda Top Media tregojnë se drejtuesve të lartë të kësaj kompanie nuk u kanë pëlqyer aspak batutat plot spec të drejtuesit të Fiksit.

filip cakulli

Ai ka thënë pak a shumë, natyrisht më humor, se ata nuk duheshin me Tanin e ndjerë, se nuk flisnin dhe nuk komunikonin fare. Por më me shumë spec është gjykuar një batutë lidhur me shokët e Tanit, me të cilët tani pasardhësit e tij familjarë janë në gjykatë lidhur me pronësinë e Top Channel. Kaq ka mjaftuar që humori shpesh herë i pakuptueshëm i Filipit, të shndërrohet në një polemikë të vërtetë brenda Top Medias. Debati ka qenë mes atyre që kërkonin censurimin e kësaj pjese dhe të tjerëve që insistonin që intervista duhej transmetuar e plotë.

Kush e fitoi betejën?

Gjithçka do të merret vesh sonte në darkë në 22.00 në emisionin “6 ditë pa Ermalin” kur intervista e xhiruar rreth dy javë më parë do të transmetohet për herë të parë. Por si me pjesë të hequra si e pacensuruar, ajo nuk duhet humbur. Edhe njëherë Ermali së bashku me Filipin kanë dhuruar spektakël.

img_20160520_111456

Please follow and like us: