Albspirit

Media/News/Publishing

DETAJE & EMRA/ Durrës, ja si ndodhi aksident me 2 të vdekur e 4 të plagosur

Ka arritur ën 2 numri i viktimave të mëngjesit ët sotëm në aksidentin që ndodhi në Durrës, ku mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë. Ndër të plagosurit, tre persona janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa një tjetër është në gjendje më serioze për jetën.
Pas hetimeve, policia ka njoftuar se viktimat e aksidentit janë shtetasit Ardian Sallaku, 37 vjeç dhe Vito Mehmeti, 25 vjeç.
Ndërsa të plagosurit janë O. Sh., 30 vjeç, A. B., 25 vjeç, K. K.,19 vjeç, B. D., 29 vjeç.
Makina tip “Peugeot” me targa TR 4863 R po lëvizte nga Plepat në drejtim të Shkozetit dhe në të ishin 6 persona, meshkuj. Viktimat humbën jetën dhe 4 të tjerët mbetën të plagosur kur makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen.
Policia po heton shkaqet, mes të cilave nuk përjashtohet kushtet e motit, lagështira në rrugë dhe shpejtësia e madhe e drejtimit të mjetit.
Please follow and like us: