Albspirit

Media/News/Publishing

Nuk deklaroi pasurinë/ Gjobitet Kryebashkiakja e Sarandës

Nuk deklaroi pasurinë/ Gjobitet Kryebashkiakja e Sarandës

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe konfliktit te interesit, gjobit 63 zyrtarë shtetërore për mos deklarimin e pasurisë.

ABC News ka arritur të siguroi listën e personave të gjobitur me nga 1 mln lekë të vjetra secilin, si masë administrative për mos deklarimine pasurisë siç e parashikon ligji. Sipas kësaj liste, të 63 zyrtarët e shteti, janë gjobitur me nga 1 mln lekë pasi deri më 31 mars të këtij viti, nuk kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë për vitin 2015-2016.
Të gjobitur, sipas listës që ABC News ka siguruar, janë zyrtar të lartë shtetërore që mbajnë postet e drejtorive të përgjithshme të institucioneve, kryetar bashkie, kryeinspektor e inspektorë institucionesh, gjyqtar e drejtor të drejtorive të ndryshme në vend. Listën e të gjobiturve, e kryesojnë drejtorët e institucioneve të ndryshme, pasi janë 32 të tillë që kanë marr gjoba. Mes tyre janë drejtoresha dhe ish-drejtoresha e përgjithshme të bashkisë së kryeqytetit bashkë me ish-drejtorin e ujësjellës kanalizimeve në Tiranë dhe drejtori aktual i arkivës së shtetit Gjet Ndoj. I ndjekur nga 10 punonjës të tjerë të arkivave, mes tyre edhe në pozicionin e drejtorit në rrethe. Lista më pas vazhdon me 8 doganier, mes tyre edhe drejtor të degëve të doganave në rrethe të cilët nuk kanë preferuar ë bëjnë deklarimin e pasurisë brenda afatit ligjor. Nga ILDKPKI-ja janë gjobitur edhe 4 kryetar të institucioneve, mes tyre është edhe kryetarja e Bashkisë së Sarandës znj.Florjana Koka. Gjobës së inspektoriatit nuk I kanë shpëtuar edhe gjyqtarë, ku tre prej tyre nuk kanë dorëzuar deklarata e pasurisë. Mes tyre është edhe ish-gjyqtarja e Lezhës Parashqevi Ademi tashmë e dënuar për akuzën e “korrupsionit”. Sipas ligjit, edhe pse ndodhej në burg ajo duhet të plotësonte deklaratën e pasurisë për vitin 2015-2016 dhe për mungesë të plotësimit të këtij formulary ajo është gjobituir me 1 mln lekë të vjetra. Ndëshkimit me gjobë nuk i kanë shpëtuar edhe 3 kryeinspektor të ndryshëm të ministrive mes tyre edhe 5 inspektor, pasi nuk kanë dorëzuar deklartaat e pasurisë. Sipas legjislacionit në fuqi, brenda 30 ditëve nga moment I gjobës subjektet janë të detyruar të paguajnë gjobën dhe të plotësojnë formularin. Nëse brenda këtij afati nuk plotësojnë këto dy kushte, ILDKPKI-ja do ti kallëzoi penalisht në prokurori, ku do të mbajnë përgjegjësi penale.
Please follow and like us: