Albspirit

Media/News/Publishing

Aksident në Milot-Rrëshen, plagosen 3 anëtarë të një familje

 

Aksident në Milot-Rrëshen, plagosen 3 anëtarë të një familje

 

Tre persona, anëtarë të një familjeje e cila ishte nisur për një dasmë në Rubik, u plagosën paraditen e sotme në rrugën Milot-Rrëshen kur mjeti me të cilin udhëtonin goditi bordurat e rrugës e më pas u përmbys.

Shkak i aksidentit, sipas policisë, ishte shpejtësia dhe manovrimi i gabuar i drejtuesit të mjetit, i cili nuk mbajti dot kontrollin dhe goditi bordurat e sigurisë në anë të rrugës.

Ekzistenca e bordurave të sigurisë ka parandaluar një ngjarje më të rëndë sepse pas përplasjes mjeti nuk ka dalë nga rruga për të rënë poshtë skarpateve të saj.

Tre të plagosurit, dy gra dhe një burrë, janë jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Rrëshenit.

Please follow and like us: