Albspirit

Media/News/Publishing

Cher mbush 70 vjeç

Premiere Of "The Zookeeper" - ArrivalsKëngëtarja e njohur Cher, ka mbushur 70 vjeçe ka shumë për të kremtuar, pasi si një artiste e rrallë mbajti karrierën e saj pas pesë dekadash. Por jo vetëm kaq, këngëtarja ikonë provoi edhe kinematografinë. Ajo mbylli karrierën me 26 albume dhe u vlerësua një sërë çmimesh, përfshirë këtu një “Oscar” e një “Grammy”.

Cher konsiderohet një nga të paktat artiste që arriti të menaxhonte më së miri dhe tranzicionin nga kënga tek kinematografia, duke çuar në shtëpi edhe një çmim të “Academy Award” për performancën e jashtëzakonshme të vitit 1988 në krah të Nicolas Cage me filmin “Moonstruck”.

Pavarësisht një legjioni masiv adhuruesish që përfshin mbi 1,7 milionë ndjekës në “Twitter” dhe plot të tjerë në “Facebook”, këngëtarja sërish shprehet e befasuar nga interesi i vazhdueshëm ndaj punës së saj.

Please follow and like us: