Albspirit

Media/News/Publishing

Enkelejda Shehaj ngre flamurin amerikan

enkelejda shehaj

Enkelejda Shehaj apo Shehu, siç njihet në Shqipëri, do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Lojërat Olimpike Rio 2016. Qitësja shqiptare, pjesëmarrëse në Barcelona 1992 dhe Atlanta 1996, i rikthehet kësaj aventure pas 20 vitesh. Një rast i rallë dhe për këtë 47 – vjeçarja është intervsituar nga rrjeti televiziv amerikan NBC. Enkelejda, e cila prej vitit 2000 jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të garojë në disiplinën e 25 metrave pistoletë me ajër, me anë të Lojërave Panamerikane, të mbajtura në 2015 në Toronto. Enkelejda Shehaj – Qitëse: “Jam shumë lumtur dhe është shumë e veçantë të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara kësaj radhe”. Përveç sportit, ajo ka edhe detyra të tjera. Enkelejda Shehaj jeton në Florida, ku punon në restorantin që administrohet nga familja e saj. Enkelejda Shehaj – Qitëse: “Është plot me sfida veçanërisht kur je edhe nënë, pasi duhet të shoqërosh fëmijët në shkollë, në volejboll dhe kjo është një punë e vështirë”. Enkelejda Shehaj nisi të merrej me sportin e qitjes në moshën 17 – vjeçare në Shqipëri dhe u bë pjesë e përfaqësues së Shqipërisë në 1989. Me mbërritjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo e braktisi përkohësisht sportin, por tani kërkon një aventurë të re.

 

Please follow and like us: