Albspirit

Media/News/Publishing

Një bust për Hillary Clinton

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=C32AeWZ63Gk?feature=oembed]22/05/2016

Kur sondazhet tregojnë se Hillary Clinton do të jetë kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale të 8 Nëntorit në Shtetet e Bashkura të Amerikës, skulptori Idriz Balani, i cili beson fort se ajo do të votohet për në krye të Shtëpisë së Bardhë, e ka mishëruar në një skulpturë të bronztë.

Ideja e një boceti që më pas u shndërrua në bust, lindi pas vizitës që ish – Sekretarja amerikane e Shtetit pati në Shqipëri.

Për të ndërtuar portretin e saj, skulptori i është referuar disa fotografive, duke i qëndruar besnik vetëm dy elementevë, jakës dhe varëses karakteristike me rruaza.

Hillary Clinton bust do të qëndrojë në Sarandë pasi u votua unanimisht nga Këshilli Bashkiak i qytetit.

Lajmi se Hillary Clinton do të ngrihet në një bust në Shqipëri u pasqyrua edhe në mediat prestigjoze amerikane. Washingon Post apo Associated Press e quajnë këtë vepër arti dëshmi të marrëdhënieve të vjetra mes dy vendeve.

Please follow and like us: