Albspirit

Media/News/Publishing

Peticioni i vajzës 10-vjeçare

peticioni

Një vajzë vetëm 10 vjeçe ka shkruar një peticion duke kritikuar redaksitë e revistave. Ajo u ka kërkuar redaktorëve që t’i trajtojnë femrat në mënyrë të barabartë dhe të mos i jepet prioritet vetëm bukurisë. Në letrën e saj ajo shprehet se duhet t’u jepet rëndësi edhe femrave që janë të bukura përbrenda, siç i cilëson ajo, femrave të të gjitha madhësive, formave apo ngjyrave të flokëve.

vajza

Kjo ka ardhur pas një bisede që ka zhvilluar në dhomë me nënën e saj, një ditë më parë, të cilën e ka pyetur se pse ajo ndihej ndryshe pasi vajzat e tjera ishin më të dobëta. Më pas ajo ka vendosur të hedhë në letër mendimin e saj. Nëna e Tish Melton, autorja 40-vjeçare Glennon Doyle Melton e ka ndarë në internet kërkesën e së bijës.

petic

“Ndihmë  për të shpëtuar njerëzimin”, kështu e ka titulluar peticionin vogëlushja, ku shkruan:

“E dashur botë! Kjo është një kërkesë për të treguar se unë, Tish Melton, fuqimisht mendoj se revistat nuk duhet të tregojnë se bukuria është më e rëndësishmja. Nuk është. Unë mendoj se revistat duhet të tregojnë vajzat që janë të forta, të mira, të guximshme, të veçanta dhe duhet të tregojnë gra me të gjitha modelet e ndryshme të flokëve apo formave të trupit. Të gjitha gratë duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë”- ka shkruar ajo.

Please follow and like us: