Albspirit

Media/News/Publishing

Angelina Jolie emërohet pedagoge në Universitetin e Ekonomisë së Londrës

Përveçse është fituese e çmimeve Oscar dhe është përfshirë në politikë, Angelina Jolie ka shtuar në listën e saj të roleve, punën si pedagoge.

Ylli i “Hollywood” është emëruar Pedagoge e jashtme në Universitetin e Ekonomisë të Londrës, një nga shkollat më prestigjoze në Britaninë e Madhe.

Ajo do të punojë së bashku me William Hague, si lektore në Qendrën për Gra, Paqe dhe Siguri, ku do të mësojë studentët për diplomën Master.

Jolie Pitt, e cila ka qënë ambasdore për Agjencinë e Refugjatëve UN dhe është një nga delegatet e saj më speciale, ka ngritur zërin për të drejtat e emigrantëve si dhe ka organizuar fushata kundër abuzimeve seksuale e përdorimit të përdhunimit të grave si një mjet lufte.

“Ndjehem shumë e inkurajuar mekrijimin e këtij programi Masteri. Shpresoj që institucione akademike të tjera të ndjekin këtë shembull, pasi është e rëndësishme që ne të zgjerojmë diskutimin për të avancuar të drejtat e grave dhe për t’i dhënë fund mosndëshkimit për krimet që në mënyrë disproporcionale prekin gratë , të tilla si dhuna seksuale në konflikt, “- shprehet aktorja.

“Mezi pres t’i jap mësim studentëve, e të mësoj prej tyre, si dhe të ndaj eksperiencat e mia kur kam punuar krahë qeverive e Kombeve të Bashkuara”- vazhdon ajo.

Please follow and like us: