Blogu “Integrimi fuqizon Shqipërinë” http://blogintegrimbe.euin.al/sample-page/
Të nderuar miq,
Rrjeti i Informimit të BE-së në Shqipëri fton të rinjtë: gazetarë, analistë, studentë, shkrimtarë e publicistë të bëhen pjesë e blog “Integrimi fuqizon Shqipërinë” duke dërguar shkrime, foto, video apo artikuj mbi çështjet e integrimit në adresën: info@euin.al
Blogu “Integrimi fuqizon Shqipërinë” http://blogintegrimbe.euin.al/sample-page/ do të shërbejë si një platformë online për të komunikuar rreth çështjeve të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nëpërmjet publikimit të artikujve, shkrimeve, fotove dhe videove që lidhen me çështjet e integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo nismë e Rrjetit të Informimit të BE-së në Shqipëri synon të rrisë kuptimin e përgjithshëm të qytetarëve shqiptarë mbi çështjet e integrimit dhe t’i informojë ata mbi axhendën e integrimit.
Blogu mirëpret kontributin e gazetarëve, shkrimtarëve, përkthyesve, historianëve me eksperiencë dhe të rinj, të cilët në mënyrë aktive do të angazhohen të mbështesin procesin e integrimit të vendit në BE me anë të shkrimeve të tyre. Të gjithë artikujt, mendimet dhe pikëpamjet që do të botohen në Blogun “Integrimi fuqizon Shqipërinë”, përfaqësojnë mendimet e autorëve dhe jo ato të Bashkimit Evropian.
Ju faleminderit!
Mrs. Xhilda Zenelaj
Help Desk Officer
European Union Information Centre Vlorë
Tel & fax : +355 (0) 33 408688
Website: www.euin.al
Address: Main boulevard “Ismail Qemali”, L”Hajro Çakërri”
Vlorë, Albania