Albspirit

Media/News/Publishing

Në Stamboll mbahet Samiti Humanitar Botëror


Një refugjate siriane në Greqi.

Në Stamboll nis sot Samiti Humanitar Botëror, një tubim i sponsoruar nga Kombet e Bashkuara, ku do të diskutohen përgjigjet ndaj krizave globale.

Rreth 60 udhëheqës botërorë do të ndjekin ngjarjen dyditëshe.

Janë rreth 60 milionë njerëz të zhvendosur në gjithë botën dhe së paku 125 milionë kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje.

Të gjithë pjesëmarrësit pajtohen se nevoja e veprimit është më urgjente se kurrë.

Vëzhguesit thonë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të shfrytëzojë këtë takim për të nxjerrë në pah edhe kontributet e vendit të tij, i cili strehon mbi 2.7 milionë refugjatë nga konflikti i Sirisë.

Please follow and like us: