Albspirit

Media/News/Publishing

Nju Jork, aktoret nudo interpretojnë Shekspirin 

 

naked-tempest6

11 gra të zhveshura, por në mënyrë të admirueshme, promovojnë lirinë e shprehjes dhe të trupit. Kështu që mos u habisni nëse gjeni këtë trupë grash lakuriqe në Central Park të Nju Jorkut duke interpretuar “Stuhinë” e Shekspirit në variantin e tyre modern, si pjesë e stinës së teatrit të hapur të qytetit.

Trupa e aktoreve është pjesë e shoqërisë “The Outdoor Co-ed Topless Pulp Fiction Appreciation Society”  që vendosi të nxjerrë në pah, kufizimet që qytetërimi vë mbi trupat e njerëzve.

Të rrethuara nga bari i harlisur dhe pemët e gjelbëruara, ndërsa publiku ulen në tokë, personazhet, një Prospero apo një  Miranda, enden të zhveshur përreth ishullit të supozuar tropikal në Karaibe.

“Stuhia” është një dramë e Shekspirit që besohet se është shkruar në vitet 1610-1611.

Departamenti i Rekreacionit dhe Parqeve e hodhi poshtë këtë koncept, por u bindën pas ndërhyrjes së Unionit të Lirive Civile të Nju Jorkut që tregoi se një shfaqje e tillë ishte plotësisht  e ligjshme./alb2016/

Screenshot_1Screenshot_2Screenshot_3Screenshot_4Screenshot_5Screenshot_6Screenshot_7Screenshot_8binoculars

 

 

 

Please follow and like us: