Albspirit

Media/News/Publishing

27 600 agjentë në mbrojtje të samitit të G7

zDo të jenë të paktën 23 000 trupa policore në gatishmëri për zhvillimin e samitit të G7-ës në Ise-Shima, në Japoninë Qendrore, njoftoi sot Agjencia Kombëtare e policisë japoneze. Rreth 4 600 policë të tjerë do të vendosen në Hiroshima, qyteti ku presidenti amerikan Barack Obama do të shkojë pas përfundimit të samitit. Një shërbim i zgjeruar sigurie është vendosur në aeroportin e Chubus dhe në ishullin e Kashikojimas, ku do të zhvillohen takimet mes delegacioneve. Forcat speciale, në bashkëpunim me rojat bregdetare do të jenë në gatishmëri për të mënjanuar përpjekjet për sulme terroriste nga deti. Pas atentateve në Francë dhe Belgjikë, autoritetet lokale kanë rritur sigurinë edhe në stadiumet, teatrot dhe ambinetet e tjera publike të vendit. Samiti i G7-ës do të zhvillohet në datat 26-27 maj.

Please follow and like us: