Albspirit

Media/News/Publishing

“Bota” nis FEMART

“Bota” nis FEMART'in (Foto)

Nesër, më 25 maj, do të nis festivali “FemArt”

Pos filmit, në natën e parë të edicionit të katërt të këtij festivali do të ketë edhe ekspozitë dhe performancë

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Bota”, me regji të nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci më në fund do të prezantohet me premierë edhe në Prishtinë.

Me këtë film dt nis edhe Festivali “FEMART”, përkatësisht edicioni i katërt i këtij festivali, ku sipas organizatorëve do të prezantohet një program shumë cilësor.

“Bota”, do të prezantohet prej orës 20:00 në Teatrin ODA, të mërkurën, kurse pas këtij filmi do të hapet edhe ekspozita e Fitore Berishës, e cila vjen nga Islanda dhe me këtë ekspozitë po rikthehet pas dhjetë viteve.

Dhe krejt në mbyllje të natës së parë të këtij festivali do të jetë edhe ekspozitë- performanca “Revolta kundër dhunës”, me perfomues Agnes Nokshiqin dhe Tristan Halilaj.  Gjatë 6 ditëve të Festivalit FEMART, do të mbahen 30 Aktivitete me mbi 100 artiste/artistë dhe aktiviste, në 8 Lokacione të ndryshme në Prishtinë nga ora 10:00 – 24:00. Hyrja në të gjitha aktivitetet e FEMART është FALAS!

Please follow and like us: