Albspirit

Media/News/Publishing

Ekspozita personale “Zbulom”

Artisti mitrovicas, Besim Mikullovci hapë ekspozitën e tij personale që paraqet punën e artistit përmes kodeve të cilat shikuesi do ti zbuloj me telefonin e tij.

 

Ekspozita personale "Zbulom"

Të arriturat e teknologjisë kanë bërë që edhe pikturat të bëhen përmes kompjuterëve.

Ekspozita “ZBULOM” paraqet punën e artistit mitrovicas përmes kodeve të cilat shikuesi do ti zbuloj me telefonin e tij, ku pastaj do të shfaqet punimi i ekspozuar i artistit.

E veçanta e ekspozitës është se është unike, në vete ngërthen 3 vepra arti: Instalacion, Performancë dhe paraqitje të veprave piktura digjitale me ngjyra vaji dhe akuarel. Të gjitha veprat kanë nga një QR Code Unik. Këto kode do të printohen dhe kornizohen dhe e tërë hapësira do të ketë një pamje jo të zakontë. Secili vizitor i cili dëshiron të njihet me veprën, do të duhet të skenon kodin përkatës me ç’rast vepra do ti paraqitet në telefon apo tablet.

Kjo është hera e parë që në Evropë paraqitet një ekspozitë e tillë.

Te pikturat digjitale me ngjyra vaji personazhet kryesore janë portretet e aktorëve, muzicientëve, sportistëve nga Mitrovica të cilët luan rol jashtëzakonisht të madh në zhvillimin e jetës kulturore në Kosovë, si Ali Ahmeti, Adem Mikullovci, Muharrem Qena, Melihate Qena, Fahri Beqiri, Haki Misini, Luan Hajra, Rrona Nishliu, Xhevat Qena, Lah Nimani e të tjerë, dhe, do të ketë mysafir special – familjarët e atyre që dhanë aq shumë për kulturën e Kosovës.

Ndërkaq artisti nga MItrovica, Besim “Bebis” Mikullovci është njëri prej themeluesve të grupit rock “Yankee”, grup ky që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e rockut kosovar.

Pikturat me ngjyra akuarel të arstistit janë realizuar si rrjedhoje e inspirimit të poezisë të poetëve të mëdhenj francez, pra kemi vizualizimin e poezisë së franceze në pikturë digjitale me ngjyra uji.

Please follow and like us: