Albspirit

Media/News/Publishing

PD: Ekonomia është në krizë të thellë

 


joridaaPartia Demokratike thotë se treguesit ekonomik janë përkeqësuar dhe gjendja financiare e qytetarëve është e rënduar, ndryshe nga sa thuhet nga qeveria.

Jorida Tabaku – Deputete e PD:

“Rama nuk arrin të dallojë se në tremujorin e parë të këtij viti kërkesa për mallra dhe shërbime në treg ishte përafërsisht 200 milionë dollarë më pak nga sa ekonomia është e aftë të furnizojë. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë flasin se hendeku midis prodhimit të mundshëm edhe atij real është thelluar së tepërmi këtë vit, kështu që nuk kemi një rritje natyrale të ekonomisë, por një thellim të krizës”.

Sipas demokratëve 95% e shqiptarëve të gjendur në vështirësi ekonomike kanë ulur konsumin. Deputetja Jorida Tabaku bën edhe një krahasim të qendrimit të Kryeministrit Rama mbi vlerësimet e Standard & Poor’s.

Jorida Tabaku – Deputete e PD:

“Propaganda qeveritare nuk mund të zëvendësojë krizën ekonomike që ndjejnë dhe përjetojnë shqiptarët sot. Ne nuk harrojmë se dje në opozitë, Rama e cilësonte krizë të thellë rritjen ekonomike me 3% dhe vlerësimin “BB”, ndërsa sot u dashka të jemi të lumtur dhe optimistë kur ekonomia ka rënë me 3 për qind nga premtimi i qeverisë dhe kemi një vlerësim “B+”.”

Një tregues tjetër i krizës, sipas Partisë Demokratike është edhe braktisja e shkollës nga fëmijë të familjeve me të ardhura poshtë 40% për nga niveli i mirëqenies. Për demokratët, kriza e thellë që ka prekur ekonominë nuk mund të mbulohet me propaganda e statuse në rrjetet sociale.

 

Please follow and like us: