Albspirit

Media/News/Publishing

Qytetet shqiptare që pëlqehen nga turistët kinezë

Vitet e fundit më shumë kinezë e vizituan Shqipërinë për turizëm dhe disa qytete janë më të pëlqyer prej tyre. Por ka dhe shumë kinezë nuk kanë pasur rastin për ta vizituar Shqipërinë por dëshirojnë ta njohin këtë vend.

Redaksia shqipe e Radios së Jashtme të Kinës (CRI Shqip) po përpiqet tani t’u prezantojnë Shqipërinë e vërtetë kinezëve. Për këtë, CRI Shqip ofron çdo javë informacion të pasur turistik nëpërmjet platformës WeChat, një aplikacion i krijuar për komunikim me mesazhe të shkurtra, por që më pas u bë shumë popullor në Kinë edhe për shërbimet e tjera.

Nën moton “Le të shkojmë së bashku në Shqipëri,” CRI Shqip shpërndan në kinezisht informacione turistike.

Kjo llogari u çel më 7 korrik të vitit 2014 dhe çdo javë deri tani publikon disa artikuj me fotografi për të përcjellë gjendjen tanishme dhe aktivitetet e shkëmbimeve midis Kinës dhe Shqipërisë. Përmbajtjet e kësaj llogarie kanë tërhequr vëmendjen e shumë kinezëve.

Që nga prilli i vitit të kaluar, kjo llogari publikoi një sërë artikujsh me temën: “360°kuqe i zi,” që shpjegon burimet turistike të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, përfshirë Tiranën, Krujën, Shkodrën, Durrësin, Vlorën, Gjirokastrën, Korçën, Beratin apo dhe pika të njohura turistike si Parkun Kombëtar të Apolonisë, të Thethit, Valbonës, etj..

Nga klikimet e përdoruesve të platformës, Vlora, Tirana dhe Saranda zunë përkatësisht tre vende e para. Në artikullin mbi Vlorën, platforma u ofroi kinezëve 10 arsye për ta vizituar këtë qytet.

Së pari, sepse Vlora ka det, diell dhe plazh. Për kinezë peizazhet bukura natyrore të Mesdheut janë më tërheqëset. Arsyeja e dytë është sporti i aventurës. Sipas artikullit, deti i pastër do t’i ndihmojë vizitorët të çlirohen nga frika dhe të provojnë sportet e aventurës. Arsye e rëndësishme është edhe binjakëzimi i Vlorës me qytetin Yangzhou të Kinës.

Në vitet ’60 dhe ’70 të shekullit të kaluar, shumë specialistë kinezë shkuan në Vlorë për të ndihmuar zhvillimin dhe ndërtimin e këtij qyteti. Gjithashtu dega e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri – Kinë në Vlorë është ndër më të hershmet dhe më të mëdhatë.

Nga ana tjetër kinezët duan të vizitojnë Parkun Kombëtar të Llogarsë, Lagunën e Nartës, etj. dhe të mësojnë për polifoninë dhe historinë e Vlorës.

Me nismën e ambasadores së Kinës në Shqipëri, Jiang Yu, Vlora dhe Yangzhou u binjakëzuan. Edhe ish-ambasadori i Kinës në Shqipëri Wang Junling u shpreh se Vlora është qyteti i tij i preferuar.

Kryeqyteti, Tirana, zuri vendin e dytë të listën e qyteteve shqiptare të pëlqyera nga kinezët. Si kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana është qyteti më i zhvilluar i Shqipërisë. Pavarësisht kësaj, niveli i çmimeve nuk është i lartë. Shqipëria është një nga 15 vendet me nivelin më të ulët të çmimeve në botë.

Në platformën e CRI-së, u botua gjithashtu një artikull që u sugjeron udhëtarëve se çfarë mund të blejnë me 1000 lekë në Tiranë. Kështu me lekë mund të blihen 20 kafe, apo këto para janë të mjaftueshme për përdorimin e telefonit celular për një muaj. Janë gjithashtu të mjaftueshme për të ngrënë një drekë në restorant, për të blerë dy bileta kinemaje, për të blerë një libër, apo një suvenier tradicional.

Përveç këtyre, shkrimi rekomandon ndërtesat e vjetra me ngjyra të larmishme të cilin tërheqin gjithashtu vizitorë nga vende të ndryshme. Pas vitit 2000, pamja e Tiranës ndryshoi rrënjësisht.

Platforma u rekomandon turistëve kinezë të hanë në restorantet shqiptare, siç është për shembull Era dhe të vizitojnë dhe restorantet kineze dhe ato me ushqim nga vendet e tjera aziatike. Vizitorët këshillon që të shkojnë në katin e fundit të Sky Tower për të shijuar pamjen e mbarë Tiranës.

Pas publikimit të këtij artikull, shumë lexues kinezë u shprehën se niveli i çmimeve i Shqipërisë nuk është aq i lartë sa në Europë. Sally Lee komentoi poshtë artikullit se ajo e kishte vizituar Shqipërinë, duke qëndruar aty për dy javë.

“Vizitova Tiranën, Durrësin dhe qytete të tjera. Peizazhet e atjeshme janë të bukura. Atje ndjeja miqësinë e shqiptarëve. Çmimet e hoteleve dhe ushqimit nuk janë të lartë, madje disa dhe më të ulët se disa qytete të mëdha kineze. Duhet ta vizitoj përsëri,” thotë Sally.

Përdoruesi Li Xiaoqu tha se me 1000 lekë mundi të blinte shumë akullore të shijshme. Ndërsa Dashengguilai komentoi se kafeja është e lirë, por ushqimet kineze janë luksoze. Përdoruesi Zouyoudegangkou i këshilloi vizitorët të përgatiten për surpriza pasi anglishtja nuk përdoret shpesh. Ndërsa veçoi Sheshin Skënderbej, Muzeun Historik Kombëtar dhe Xhaminë për t’u vizituar.

Saranda zuri vendin e tretë. Platforma e CRI Shqip e përshkruan Sarandën si një qytet mjaft tërheqës për turistët. Sipas saj, aty gjen jo vetëm parqe antike, por edhe plazhe romantike. Vendasit janë miqësorë dhe klima është e këndshme.

Nëse shkoni në Sarandë, duhet të vizitoni patjetër duhet Parkun e Butrintit, Ksamilin dhe Syrin e Kaltër. Deri tani, nuk ka shumë kinezë që i njohin këto pika turistike. Platforma përçoi përshtypjet e katër turistëve që e kanë vizituar Sarandën tetorin e kaluar. Përdoruesi Caogenlvtan,thotë se Saranda është pjesa më e bukur e bregdetit shqiptar.

“Çmimi i ushqimeve dhe i hoteleve nuk është i shtrenjtë. Pagova një euro për të shishe vaj ulli dhe mendoj se vizita në Sarandë ishte një eksperiencë e bukur,” thotë ai. Në fund, ai u rekomandoi turistëve kinezë hotelin Villa Jasmin për qasje miqësore ndaj kinezëve.

Lexuesi Mumu shkroi se Saranda është një vend shumë i bukur dhe tërheqës. Ndërsa pas leximit të këtyre shkrimeve turistike mbi Sarandën, lexuesi Mili dëshiron të mësojë gjuhën shqipe. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Please follow and like us: