Albspirit

Media/News/Publishing

Twitter modifikoi kufizimin prej 140 karakteresh të cicërimave

twitterlogoRrjeti social Twitter ka thyer heshtjen lidhur me spekulimet se kompania do të hiqe kufizimin prej 140 karakteresh për cicërimat. Ditën e sotme, Twitter formalisht njoftoi se përmbajtjet si fotot, imazhet GIF, videot, anketat apo cicërimat e cituara nuk do të numërohen si karaktere. Kompania gjithashtu bëri të ditur se së shpejti përdoruesit do të kenë mundësi të ri-cicërojnë dhe citojnë cicërimat e tyre. Ndërsa lidhjet do të vijojnë të cilësohen si karaktere.

“Do të aktivizojmë butonin e ricicërimit të cicërimave tuaja, kështu lehtësisht do të mund të ricicëroni apo citoni një cicërimë tuajën kurdo që doni të ndani një refleksion apo ndjesi e cila mund të ketë shpëtuar pa u vënë re,” shkruante Todd Sherman, menaxher i lartë produkti, në një postim në blog. Ai shtoi se përditësimet në fjalë do të jenë të disponueshëm në muajt në vijim.

Please follow and like us: