Albspirit

Media/News/Publishing

Vdekja e dy fëmijëve, drejtori i Rrugores: Ja pse ndodhi aksidenti (VIDEO)

Vdekja e dy fëmijëve, drejtori i Rrugores: Ja pse ndodhi aksidenti (VIDEO)

Aksidenti fatal i ndodhur 10 ditë më parë në aksin Rrogozhinë-Kavajë ku dy fëmijë të mitur humbën jetën, është pjesë edhe e debatit të mbrëmjes në Opinion.

Mithat Tola, Drejtor i Policisë Rrugore thotë në Opinion se rasti i aksidentit të dy fëmijëve është ende në hetim, nëse nëna drejtuese e makinës ka qenë në shpejtësi jashtë normave dhe çfarë ndikimi ka pasur infrastruktura rrugore në këtë aksident.

“Ka shumë elemëntë. Duhet konsideruar shpejtësia dhe çfarë ndikimi ka pasur infrastruktura rrugore në këtë aksidenht. Praktikisht ajo trafikndarëse duhet të ishte mbyllur. Ka një vendim gjykatë që duhet të ishte mbyllur. Janë dy letra nga policia e Kavajës dhe Autoriteti i Rrugëve që e kërkojnë një gjë të të tillë. Dhe në për këtë gje kemi sinjalizuar. Ka një inspektim që eviddenton të gjitha mangësitë për gjatë gjithë gjatësisë rrugore. Dalja në rrugën kryesore e tregon fare qartë pse u rrit pasoja. Edhe në rastin konkret nuk kemi auditimin e rrugës. Në momentin që kjo rrugë merret në dorëzim, atëherë duhet të kemi çertifikimin”, shprehet ai.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=4eDb9l-pdjo]

Please follow and like us: