Albspirit

Media/News/Publishing

Agjencia kineze e lajmeve: Liderja e Tajvanit është radikale sepse është beqare

Agjencia kineze e lajmeve: Liderja e Tajvanit është radikale sepse është beqare

Agjencia zyrtare e lajmeve e Partisë Komuniste të Kinës është duke u përballur me një rrebesh përçmimesh dhe talljesh online, pasi pohoi në një artikull se Presidentja e parë femër e Tajvanit është “ekstreme” sepse është beqare.

The Guardian shkruan se Tsai Ing-wen, e cila ka studiuar LSE (London School of Economics and Political Science) dhe Universitetin “Cornell”, u betua si presidente e re e ishullit të vetëqeverisur të premten e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Gjatë fjalimit të vet inauguruese, politikania e Partisë Demokratike Progresive u bëri thirrje qytetarëve që t’i refuzojnë paragjykimet dhe të shikojnë kah e ardhmja.

Nëpër Tajvanin e kufizuar në stere të Kinës, propaganda zyrtare dhe agjencia e lajmeve e Pekinit, “Xinhua”, u duk se ia filloi nga një drejtim tjetër.

Në një opinion të publikuar nga “International Herald Leader”, një gazetë e udhëhequr nga Xinhua, sugjeroi se Tsai ka shumë mundësi të jetë e fiksuar pas detajeve, si dhe ka mundësi se ajo mban qëndrime radikale të cilat mund ta nxisin atë të kërkojë pavarësi nga Kina, sepse ajo është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë.

“Si një politikane beqare femër, ajo nuk ka ndonjë barrë emocionale të dashurisë, të familjes apo fëmijëve. Prandaj, stili dhe strategjia e saj politike kanë tendenca të jenë emocionale, të personalizuara dhe ekstreme,” kështu shkroi në opinionin e tij Wang Weixing, zyrtar nga një organ i kontrolluar nga Pekini që merret me marrëdhëniet me Tajvanin./Express/

Please follow and like us: