Albspirit

Media/News/Publishing

Ekspozitë në Shkup në 80-vjetorin e Demaçit

Ekspozitë në Shkup kushtuar 80-vjetorit të lindjes së Demaçit

Me rastin e 80 vjetorit të lindjes së veprimtarit kosovar Adem Demaçi, Galeria Kombëtare e Maqedonisë, së bashku me bibliotekën kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, më 27 maj në Shkup me fillim në ora 12:00 do të organizojë një aktivitet kulturor.

Bëhet fjalë për ekspozitën kushtuar 80 vjetorit të lindjes të veprimtarit të shquar shqiptar dhe simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi. Në këtë ekspozitë do të prezantohet vepra e veprimtarit Demaçi i cili arriti që me sakrificën e tij të punojë pandërprerë për pavarësinë e Kosovës, shkruan Zhurnal.

Fotografitë nga ekspozita “Adem Demaçi – Jeta dhe veprimtaria atdhetare e kulturore”, do të mund të vizitohen gjatë një jave.

Ekspozita është organizuar nga Shoqata e të Burgosurve të Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ” Pjetër Bogdani”, Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri”.

Please follow and like us: