Albspirit

Media/News/Publishing

Peqinsi 24-vjeçari përdhunon bashkëfshataren 46-vjeçare

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë arrestimin në flagrancë të Jonuz Hyra, 24  vjeç, banues në fshatin Drangaj Peqin.
Mësohet se ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen L. K., 46 vjeçe, banuese në fshatin Drangaj Peqin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” parashikuar nga  neni 102 i Kodit Penal.
Please follow and like us: