Albspirit

Media/News/Publishing

Irani: Kim Kardashian është agjente sekrete

kim6

Kim Kardashian është një super-agjente sekrete. Akuza e jashtëzakonshme vjen nga Irani, ku një grup militantësh vullnetarë paraushtarakë, pretendojnë se ylli i Reality Show-t nuk është thjeshtë një personazh seksi i ekranit, por një punonjëse e inteligjencës.

Shkak janë bërë publikimet seksi të 35-vjeçares ne rrjetet sociale. Sipas organizatës iraniane, fotot dhe videot e Kim Kardashian janë pjesë e një komploti të madh për të ndikuar tek rinia në Iran, e për të nxitur gratë të braktisin islamin.

kimi 3

Militantët vullnetarë për mbrojtjen e Iranit nga ndërhyrjet e jashtme, thanë se pa asnjë dyshim ylli i televizionit ka një mbështetje të madhe financiare shtetërore. Irani është një nga vendet ku rregullat fetare janë tejet të strikte. Pak ditë më parë disa modele në vend u arrestuan pasi kishin pozuar pa shami. Ato u akuzuan për promovim të një kulture vulgare dhe mohim të vlerave fetare iraniane.

Please follow and like us: