Albspirit

Media/News/Publishing

Me paqen e Islamit, jo me islamikët e terrorit

 

Nga Suzana Tahiri

Një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit, ndër të tjera, ngrinte shqetësimin se shtetas të Shqipërisë dhe Kosovës janë furnizues të luftëtarëve të ISIS.

Po ashtu në një artikull të fundit të gazetës “Nju Jork Times” theksohej se në Kosovë është shtuar radikalizmi fetar, nën ndikimin e financimeve nga jashtë, kryesisht nga Arabia Saudite.

Ndërkaq shteti i ri i Kosovës nuk ka qëndruar duarkryq duke miratuar të gjitha ligjet e nevojshme për të parandaluar përfshirjen e qytetarëve të tij në luftërat në Lindjen e Mesme.

Kosova është përballur që në nga viti 2012 me rastet e para të shkuarjes së qytetarëve të saj në Siri. Që atëherë rreth 300 qytetarë të Kosovës iu bashkuan konfliktit atje, ndërsa aktualisht numri shkon afërsisht 60 vetë dhe po aq janë deklaruar të vdekur.

Pavarësisht se me numër të papërfillshëm, shqetësimi sërish mbetet dhe kërkon gjithpërfshirje sa nga institucione shtetërore, aq edhe nga ato shoqërore, kulturore, akademike dhe fetare.

Të mos harrojmë se një nga tezat që na ka luftuar më shumë Beogradi (dhe që ka sponsorizuar për të theksuar këtë gjë) ka qenë se shteti ynë është tërësisht islamik. Kjo sigurisht nuk është e vërtetë dhe kosovarët janë me Islamin kur predikon paqen dhe jo me islamikët që mbajnë gjallë terrorin dhe aktet vrasëse.

Shqiptarët janë europianë dhe i kanë dhënë këtij kontineti po aq sa gjermanët, francezët, anglezët dhe gjithë popujt e tjerë dhe kombin tonë nuk e lidh asgjë me fundamentaliste të të gjitha besimeve. Pikërisht kjo kauzë europiane duhet të na bashkojë të gjithëve, që është në të vërtetë edhe kauza e qendresës sonë prej shekujsh.

Please follow and like us: