Albspirit

Media/News/Publishing

Ministrat dhe deputetët e PS që fshehën dënimet

Të paktën 3 ministra dhe 4 deputetë të Partisë Socialiste kanë fshehur dënimet që kanë marrë nga gjykatat në formularin e vetëdeklarimit, sipas ligjit të dekriminalizimit. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është dënuar plot 4 herë nga gjykata.

Padia e parë ndaj tij u bë në vitin 2011 nga deputetja Albana Vokshi, pasi ministri Tahiri e akuzoi se bashkëshorti i saj kishte përfituar nga puset e naftës. Gjykata e dënoi në atë kohë Tahirin me 3.3 milionë lekë gjobë. Por ky dënim nuk është shënuar në formularin e vetëdeklarimit që ministri i Brendshëm ka dorëzuar në KQZ.

Në vitin 2012 pati dy dënime të tjera nga ministrit Tahiri, po për fshpifje, nga fëmijët e ish –kryeministrit Berisha. Ai u dënua me 50 milionë lekë të vjetra në një rast dhe me 100 milionë lekë të vjetra në rastin e dytë.

Në vitin 2013 gjykata e dënoi me 7 milionë lekë të vjetra pas një padie të bërë nga Genc Ruli, në atë kohë ministër i Bujqësisë. Tahiri e akuzoi atë se kishte lidhje me firmat që zotëronin minierat në Bulqizë, por ministri Ruli e paditi dhe gjykata i dha të drejtë duke e dënuar Tahirin për shpifje.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, është dënuar në vitin 2011 nga Gjykata e Tiranës me 1 milionë lekë gjobë kur ajo ishte deputete e PS. Vendimi u dha për shkaktimin e dëmit jopasuror ndaj një biznesi, konkretisht kompanisë së ndërtimit “Ferar”. Në vendimin e gjykatës thuhet se deklaratat e deputetes së PS-së përbëjnë shkelje të ligjit dhe për këtë vendosi ta dënojë atë duke e detyruar të dëmshpërblejë kompaninë “Ferar”, për dëmin që i ka shkaktuar.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, u padit nga Albana Vokshi. Gjykata e Shkallës së parë e Tiranës e shpalli fajtore dh ee dënoi me 2.5 milionë lekë gjobë. Ccështja përfundoi në apel, por deputetja Vokshi u tërhoq nga kërkesa për shumën prej 2.5 milionë lekësh dhe kërkoi detyrimin e ministres Kodheli për t’i paguar vlerën simbolike prej 1 euro.

Deputeti Taulant Balla u dënua me 7 milionë lekë të vjetra gjobë për shpifje ndaj zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të asaj kohe, Agron Kuliccaj. Vendimi u dha nga gjyqtarja Rozeta Vigani.

Dy vjet më vonë, në vitin 2013, Taulant Balla u dënua për shpifje ndaj djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha me 20 milionë lekë të vjetra. Por ky vendim u rrëzua pas ardhjes së PS në pushtet, nga Gjykata e Apelit.

Deputeti i Lushnjës, Erion Bracce, kryetar i Komisionit të Ekonomisë, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës me 10 milionë lekë të vjetra po për shpifje ndaj deputetes Albana Vokshi. Gjykata e shpalli fajtor për shpifje për akuzat që ai bëri ndaj deputetes, se ka ndikuar në përfitimin e lejeve koncesionare nga bashkëjetuesi i saj.

Deputeti tjetër i PS, Artan Gacci është dënuar me 20 milionë lekë të vjetra gjobë po për shpifje ndaj deputetes Vokshi, pasi e akuzoi se bashkëjetuesit të saj ii shin kaluar kontrata për blerje nafte nga nëntoka shqiptare për 25 vjet.

Deputeti Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, u dënua me 10 milionë lekë po për shpifje ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi.

Por asnjëri prej tyre nuk i kanë deklaruar dënimet në formularin e vetëdeklarimit që gjenden tashmë të publikuara në faqen zyrtare të KQZ. Sipas ligjit të dekriminalizimit, zyrtarëve, deputetëve apo të zgjedhurve në funksione publike që fshehin të dhënat në formularin e vetëdeklarimit u ndërpritet mandati apo funksionet dhe ndiqen penalisht.

 

Please follow and like us: