Albspirit

Media/News/Publishing

Trump dhe Clinton, më afër nominimit presidencial


Hillary Clinton dhe Donald Trump

Demokratja, Hillary Clinton, dhe republikani, Donald Trump, kanë fituar në zgjedhjet partiake në shtetin e Uashingtonit, që u mbajtën gjatë ditës së djeshme, duke iu afruar sigurimit të nominimeve të partive të tyre për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Fitorja e zotit Trump e solli në 14 delegatë më pak se kuota 1,237 sa janë të nevojshëm, para se të mbahet konventa republikane për nominim në muajin korrik.

Fitorja e zonjës Clinton, ish-sekretare amerikane e shtetit, i krijon asaj avantazh, por sa u përketë delegatëve nuk ka lëvizje pasi në këto zgjedhje partiake demokrate në Uashington nuk ka delegatë.

Megjithatë, zonjës Clinton i mungojnë vetëm 78 delegatë që ta siguroj nominimin demokart për presidencë.

Clinton aktualisht i ka 2,305 delegatë, ndërsa rivali i saj, Bernie Sanders i ka 1,539 delegatë. Për fitore nevojiten 2,383 delegatë

Please follow and like us: