Albspirit

Media/News/Publishing

Vendimet kryesore të mbledhjes së Qeverisë

Keshilli i Ministrave Disa nga vendimet kryesore te qeverise ne mbledhjen e te merkures jane:

  • – Miratimi i programit të përgjithshëm, analitik, të projektakteve, që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2016.
– Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për procedurat e sigurisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

– Miratimin, në parim, të dokumentit ndryshues të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin “Siguria e digave”.

– Per organizimin dhe funksionimin e Agjencia e Shërbimeve të Sportit është person juridik publik, buxhetor, në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
– Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për heqjen e ndërsjellë të kërkesave për vizë.
– Ngritjen e Sistemit të Integruar të Informacionit dhe Statistikës të Këshillit të Ministrave, në vijim SIISKM, i cili organizohet dhe funksionon me qendër në Kryeministri dhe njësitë përbërëse në çdo ministri të linjës. /a.ke/
Please follow and like us: