Albspirit

Media/News/Publishing

86.000 kërkesa për azil në dy vitet e fundit

Azilkërkuesit kanë thyer çdo rekord në dy vitet e fundit, duke arritur në rreth 86.000 kërkesa në vendet e Europës. Për muaj me radhë, shqiptarët kane qendruar në krye të listes për kërkesat e azilit në Gjermani dhe se fundmi edhe në Holandë. ABC News ka siguruar të dhena nga zyra e statistikave europiane EUROSTAT, për të krahasuar keto vite me vitet paraardhëse.

Por krahasimi i shifrave ka kaluar çdo pritshmeri pasi Shqiptarët në dy vitet e fundit kane qenë me të shumtë në numer sesa 3 dekada marrë sebashku. Konkretisht në vitin 2014 dhe 2015 ka patur 86.000 kërkesa për azil, krahasuar me 64.000 kërkesa gjatë vitit 1985 deri në 2013. Kjo ben që në vetëm dy vitet e fundit ka patur 23.415 kërkesa me shumë sesa 3 dekadat paraardhese. ABC News ka tentuar të sigurojë dhe shifrat para vitit 1985, por deri tani nuk ka marrë një pergjigje në lidhje me ketë kerkese.
Pavarsisht që shanset për azil në vendet të Europës jane pothuajse zero dhe thirrjeve për të mos ikur nga Shqipëria, situata nuk ka ndryshuar për mirë. Muajn e kaluar në Gjermani kishte një rritje të lehtë të kërkesave të azilit dhe në Holandë shqiptarët kaluan dhe sirianet. Të dy vendet, ku fenomeni i kërkesave të azilit nga shqiptarët ndjehet më shume, kane organizuar fluturime me deportime të detyrueshme nga shetet përkatese.
Please follow and like us: