Albspirit

Media/News/Publishing

Deti Jugor i Kinës, Pekini planifikon patrulla me nëndetëse nukleare

Ushtria kineze ka planifikuar kryerjen e një patrulle me nëndetse nukleare në Detin jugor të Kinës, në shenjë kundërpërgjigjeje ndaj vendosjes së sistemit të raketave Thaad nga ana e Shteteve të Bashkuara në Korenë e Jugut.

Edhe pse nuk ka ende një deklaratë zyrtare, përfaqësues të qeverisë dhe ushtrisë kineze janë shprehur në mënyrë anonime për mediat ndërkombëtare se veprimet ushtarake të amerikanëve shihen si kërcënim, ndaj patrullimi i ujërave në Detin Jugor të Kinës është një domosdoshmëri. Planet e Pekinit zyrtar nuk janë të panjohura as Washintonin. Përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë kanë deklaruar se në bazë të informacioneve të tyre, Kina pritet që t’a kryejë patrullimin brenda vitit 2016.

Deti jugor i Kinës është kthyer në një mollë sherri për vendet aziatike pasi cdo vit në këtë hapsirë ujore kalojnë afro 5 triliadë mallra.

Qeveria e Pekinit pretendon sovranitetin e detit me arsyetimin se arkipelagu Sptratli është një territor që i përket Kinës. Megjithatë, ky pretendim ka shkaktuar një situatë disi të destabilizuar, pasi edhe shtete të tjera si Vietnami, Japonia, Filipinet dhe Indonezia kanë shfaqur kërkesat e tyre për të përfituar nga Deti Jugor i Kinës.

Zyrtarët e Pekinit kanë kërkuar vazhdimisht që Shtetet e Bashkuara të distancohen nga kjo çështje, teksa nuk kanë pranuar që problemi të zgjidhet nga një gjykatë ndërkombëtare.

Please follow and like us: