Albspirit

Media/News/Publishing

Greqia drejt zbulimit të madh me varrin e Aristotelit

aristotel 1Arkeologët besojnë se kanë gjetur në qytetin e lashtë të Stagiras varrin e Aristotelit, filozofit të Greqisë së lashtë, të njohur botërisht edhe në ditët e sotme. Arkeologët vënë në dukje se varri 2400-vjeçar është zbulimi më i rëndësishëm që vjen pas 20 vitesh gërmime.
“Ka prova të fuqishme se kemi gjetur varrin e tij”, tha arkeologu Kostas Sismanides për televizionin shtetëror grek. Varri në formë tume përbëhet nga një shtresë mermeri katërkëndëshe e periudhës helenistike. Struktura e tumës është shkatërruar nga Bizantinët, të cilët ndërtuan një kullë mbi sipërfaqen e varrit. Aristoteli ka lindur në Stagira në vitin 384 Para Lindjes së Krishtit dhe vdiq në Chalcis, në vitin 322, Para Lindjes së Krishtit.
Please follow and like us: