Albspirit

Media/News/Publishing

Kongresi, ligj kundër diskriminimit të LGBT


Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi një masë që ndalon kontraktorët federalë nga diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Masa, e cila u miratua të mërkurën, shfuqizon një votim javën e kaluar që krijoi kaos në Dhomën e Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikanët. Projekt-ligji ishte në prag të miratimit si ndryshim në një ligj të shpenzimeve ushtarake, kur disa ligjvënës republikanë të cilët fillimisht e kishin mbështetur atë e ndryshuan votën e tyre nën presionin e udhëheqësve të partisë, duke bërë që masa mos miratohej me një votë diferencë.

Mosmiratimi shkaktoi një protestë të madhe nga ligjvënësit demokratë, të cilët akuzuan republikanët se favorizonin diskriminimin ndaj komunitetit LGBT.

Ligjvënësi demokrat nga Nju Jorku Sean Patrick Maloney, i cili është homoseksual dhe sponsorizues i projektligjit, e riparaqiti masën si një ndryshim në një ligj për financimin e Departamentit të Energjisë.

Please follow and like us: