Albspirit

Media/News/Publishing

Kosovë-Kroaci, bashkëpunim i shkëlqyer ndërmjet institucioneve

Veseli takoi ministrat e Kroacisë, Medved dhe Hasanbegoviq (4)-Dy ministra të qeverisë së Kroacisë sot në Kosovë-

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ministrin e veteranëve të Kroacisë, Tomo Medved dhe ministrin e kulturës, Zlatko Hasanbegoviq, me të cilët diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera mes të dyja vendeve.

Gjatë takimit, kryeparlamentari Veseli theksoi se bashkëpunimi duhet të zgjerohet në interes të qytetarëve të të dyja shteteve.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera, të krijuara në kohërat e vështira për dy vendet tona, të ngritura nëpërmjet përkushtimit për liri dhe demokraci, janë garanci se marrëdhëniet tona munden dhe duhet të thellohen, posaçërisht në ekonomi dhe në procesin euro-integrues”, theksoi kryetari Veseli, duke i falënderuar për përkrahjen e Kroacisë në këtë proces.

Ministri Medved theksoi kontributin e çmuar të shqiptarëve në Kroaci, duke dhënë mbi 80 dëshmorë, në mesin e të cilëve edhe tre ushtarë, që sot, familjarëve të tyre ua solli dekoratat nga Kroacia, si shenjë respekti të thellë për kontributin e tyre.Veseli takoi ministrat e Kroacisë, Medved dhe Hasanbegoviq (3)

Ministri kroat për çështjen e veteranëve e falënderoi Kryetarin Veseli për bashkëpunimin e deritashëm, duke theksuar se ka mundësi të mira për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi, duke i parashtruar kërkesë që të vizitojë Kroacinë.

Dy ministrat Hasanbegoviç dhe Medvedev u pritën në takim edhe nga ministri i Kulturës, Kujtim Shala, me të cilët diskutoi për çështje të kulturës e në veçanti trashëgiminë kulturore.

Ministri Shala pas takimit të mbyllur, në një konferencë për media tha se “me mysafirët kroatë diskutuam për zbatimin e marrëveshjeve të arritura kohë më parë në shtetin mik, si dhe ato që janë arritur sot”.

“Sot ne vazhduam bisedën, komunikimin që marrëveshja të konkretizohet, që institucionet tona të punojnë së bashku. Jemi marrë vesh që ne të punojmë konkretisht në fushën e trashëgimisë, sepse ne kemi nevojë të jashtëzakonshme në këtë fushë për ndihmën e ekspertëve,  në këtë rast të ekspertëve të institucioneve të Kroacisë, të cilët janë të njohur, pastaj do të bashkëpunojmë në fushën e kinematografisë, letërsisë,shala26përkthimeve etj”, theksoi Shala.

Ministri Shala u shpreh se është kënaqësi e veçantë që ne po punojmë bashkë, që po bashkëpunojmë me një vend mik të Kosovës dhe të shqiptarëve siç është Republika e Kroacisë.

Ministrat kroatë, pas takimit me Shalën u takuan edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli./Kosovapress/

Please follow and like us: