Albspirit

Media/News/Publishing

Mos hesht: 15 gra vdesin në vit për shkak të dhunës në familje

Në bazë të statistikave, mesatarisht 15 gra vdesin në vit për shkak të dhunës në familje.

Kjo shifër dalë dje nga OSBE-ja, kreu i së cilës në Shqipëri, Robert Wilton, përuroi në Shkodër një ekspozitë rreth dhunës në familje, fryt i punës krijuese të nxënësve të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë me sloganin MosHesht. Punimi më sipër është një prej tyre bashkë me të tjerat e paraqitur këtu.

Wilton tha se “angazhimi qytetar ka të bëjë jo vetëm me identifikimin e çështjeve që ngjallin shqetësim publik, por mbi të gjitha ka të bëjë me qytetarët që punojnë për t’i dhënë zgjidhje këtyre çështjeve në një mënyrë konstruktive. Ka të bëjë me veprime praktike”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, iu drejtua studentëve duke thënë se besimi në Policinë e Shtetit është në element thelbësor në zgjidhjen tërësore të problemit.

Katër vjet më parë, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri zhvilloi fushatën e saj të parë kundër dhunës në familje në Tiranë, për ta shtrirë atë më pas në qytete të tjera si Korça, Elbasani dhe Gjirokastra. Në bazë të statistikave, mesatarisht 15 gra vdesin në vit për shkak të dhunës në familje. Është vërejtur se numri i rasteve të dhunës në familje të raportuara pranë Policisë së Shtetit ka shënuar rritje qysh prej fushatës së parë të zhvilluar kundër këtij fenomeni.Foto-Ekspozita3-700x394

Foto-Ekspozita4

Please follow and like us: