Albspirit

Media/News/Publishing

Pezullohen katër policët bashkiakë, i sekuestruan karrocën e kokoshkave gruas

Pas publikimit në media të një videoje, ku disa punonjës të Policisë Bashkiake shfaqen duke i sekuestruar karrocën një shitëseje ambulante, kryeinspektori i Policisë Bashkiake të Tiranës ka pezulluar menjëherë nga detyra 4 inspektorët që ishin në detyrë, deri në sqarimin e plotë të ngjarjes në fjalë.

Në videon e publikuar në rrjete sociale, duket gruaja që pasi i marrin makinën e kokoshkave, kalon një gjendje të fikti.

Sot do të blinte ilaçet me lekët që do mblidhte nga kokoshkat që mezi i shiste. E kishte recetën në xhep. Erdhi shteti, ai i fuqishmi me muskuj, me dy fuoristrada, me një karrotrec, me katër policë dhe i mori jetën për pak. Dëgjo Erion Veliaj … dëgjoje. Kjo mund të ishte nëna juaj, nëse në jetë do të kishit pasur pak fat. Dëgjoje! Thojini edhe kësaj se po sillet si shqiptare … tregojani … reformat …. Dëgjojeni njerëz … dëgjojeni. Nëse nuk e refuzoni këtë model në këtë pozicion mund të jetë secili prej nesh nesër! Boll!!!”, shkruan në Fb Nisma Thurje.

Please follow and like us: