Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti kërkon hetim ndërkombëtar për ndërtimin te Parku i Liqenit

Kreu i shtetit Bujar Nishani priti sot në një takim aktivistë të shoqërisë civile, të cilët kanë protestuar ndër të tjera edhe kundër ndërtimit të këndit të lojërave te Parku i Liqenit.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Presidenca, Nishani “ka kërkuar në mënyrë institucionale një hetim të pavarur e të paanshëm ndërkombëtar të ndërtimit në parkun e Liqenit artificial të Tiranës, në respekt dhe zbatim të Konventës së Aarhusit, nënshkruese e së cilës është edhe vendi ynë”.

Ky zhvillim i ri duket se e thellon përplasjen mes kreu të shtetit dhe Bashkisë së Tiranës e cila është financuesja e projektit për këndin e lojërave në Parkun e Liqenit Artificial.

Please follow and like us: