Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA: Auditi e fajëson Clintonin për shfrytëzim të emailit privat


Hillary Clinton gjatë një fjalimi

Një audit i Departamentit amerikan të shtetit e ka fajësuar Hillary Clintonin për shfrytëzim të emailit privat, derisa ishte sekretare amerikane e shtetit, duke thënë se kjo praktikë paraqet rrezik të sigurisë dhe nuk është në harmoni me rregullat e shërbimit.

Zyra e isnpektorit të përgjithshëm të Departamentit amerikan të shtetit në një raport që ka rrjedhur mbrëmë, ka gjetur se zonja Clinton nuk ka kërkuar leje për aranzhimin e pazakonshëm të emailit, që me gjasë do të refuzohej nëse ajo do të kishte kërkuar një gjë të tillë.

Mëtutje, theksohet se Clinton nuk ishte e vetmuar në përdorimin ekskluziv të emailit të saj privat, pasi edhe ish-sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, e ka bërë të njejtën gjë. Megjithatë, theksohet se protokollet e sigurisë ishin më të avancuar gjatë shërbimit të zonjës Clinton.

Aktualisht, Hillary Clinton është favorite për ta fituar nominim e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Gjatë një fushate në Kaliforni, ajo nuk e ka përmendur këtë kundërthënie dhe i ka injoruar pyetjet e gazetarëve.

Favoriti republikan për nominim presidencial, Donald Trump, ka vlerësuar se ajo “ishte e pandershme”.

Please follow and like us: